Tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke alarmuar forcat ajrore të NATO-s në rajon. Sipas burimeve të cituara nga Politico, avionët rusë janë përballur dhe më pas janë zmbrapsur nga avionë F-35 të Forcave Ajrore Italiane, të dislokuar në kuadër të misionit të Aleancës për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Baltikut.
Avionët MiG-31, të cilët janë interceptues të avancuar me kapacitet për të mbajtur raketën hipersonike ruse Kinzhal, dyshohet se ishin drejtuar në drejtim të kryeqytetit estonez, Tallinn, përpara se të ndaloheshin nga përgjigjja e menjëhershme e avionëve italianë.