Imri Ahmeti inauguron stadiumin e ri në Dobrajë të Madhe

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar për hapjen zyrtare të stadiumit të ri në Dobrajë të Madhe.

Sipas tij, inaugurimi u shënua me një ndeshje simbolike mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti.

Ahmeti e cilësoi këtë investim si një arritje të rëndësishme për komunitetin lokal dhe për sportin në komunën e Lipjanit.

“Nga sot, Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj të ri, një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria. Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika