“A e çliroi Kurti veriun?” – Mustafa: Kosova është çliruar në 99-tën, s’ka çlirim të dytë dhe as s’do të ketë

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova është çliruar në vitin 1999 dhe nuk ka çlirim të dytë, pasi u pyet nëse Albin Kurti e ka çliruar veriun.

Panduri: Në veri si po të duket situata e sigurisë, a e ka çliruar Albin Kurti veriun?

Mustafa: Kosova është çliruar në vitin 1999, nuk ka çlirim dhe s’do të ketë, është e çliruar.

Tutje, ish-komandanti Mustafa ka kujtuar se edhe në vitet 2000 kemi pasur probleme, por edhe më vonë në shumë pjesë të Kosovës janë shfaqur sfida të ndryshme.

“Shpeshherë më problem e kemi pasur Prishtinën dhe komunat e tjera sesa veriun, siç po e thoni ju apo ndonjë pjesë tjetër. Unë e di që nuk është vënë rendi dhe ligji në mënyrën më të mirë të duhur, por çdo ditë prej mbarimit të luftës e këndej, me thënë në gjuhën popullore, institucionet e vendit e kanë përthekuar më mirë dhe më drejt”, ka thënë Mustafa.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika