Shukri Buja falënderon Sllovin dhe Smallushën: Premton ndryshime në çdo fushë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët e fshatrave Sllovi dhe Smallushë për përkrahjen e madhe në takimet e mbajtura me ta.

Në një postim në Facebook, Buja u zotua se, nëse fiton zgjedhjet, do të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët e Lipjanit në të gjitha fushat e jetës.

“Faleminderit Sllovi! Faleminderit Smallushë! Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte. Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë, me projekte konkrete e të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës. Koha e tyre ka përfunduar! Është koha jonë! Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja.

Mesazhi i tij u prit si një premtim për ndryshim dhe si një shenjë vendosmërie për t’i dhënë Lipjanit një qeverisje të re.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika