Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar sot në mesditë familjen Zekaj në fshatin Mojstir.
Ferati tha se kjo familje është shembull i punës dhe përkushtimit, pasi merret kryesisht me bujqësi, kultivimin e bimëve aromatike dhe kujdesin për mbi 700 koshere bletësh.
“Pasuri e veçantë për gjithë zonën! Ne do të jemi gjithmonë krah njerëzve punëtorë si ata. Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar Ferati në një postim në Facebook.