Hoti i VV-së premton: Nëse uji i pijes nuk sigurohet për secilën shtëpi në Malishevë nuk do të rikandidoj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Malishevës, Valon Hoti, ka premtuar se si kryetar i ardhshëm do të angazhohet për sigurimin e ujit të pijes për secilën familje në komunë, ndryshe nuk do të rikandidojë.

“Unë si kryetar i ardhshëm i komunës zotohem që do të qëndroj në dyert e Ministrisë së Ekonomisë derisa uji i pijes në Malishevë të sigurohet për secilën familje. Kjo është kontrata ime me qytetarët e Malishevës. Nëse uji i pijes nuk sigurohet për çdo shtëpi në të gjitha fshatrat e komunës, unë nuk do të rikandidoj pas katër vitesh”, tha Hoti në Debat Plus.

Ai ka theksuar se problemi i furnizimit me ujë nga Radoniqi lidhet me mungesën e një projekti të qartë.

“Komuna e Malishevës ka dorëzuar kërkesë më 31 tetor 2023 për furnizimin me ujë nga Radoniqi përmes sistemit. Problemi është se komuna vazhdon të flasë pa një projekt të qartë dhe me parashikime të paqarta. Qeverisja e kaluar ka folur publikisht sikur furnizimi nga Radoniqi është i mundur, por në fakt mund të furnizojë vetëm disa fshatra”, shtoi Hoti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga partia e tij ka mbështetur projektet e komunës.

“Kam dokumente që tregojnë se nuk ka asnjë projekt të dorëzuar nga komuna i cili nuk ka marrë mbështetje nga qeveria”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika