“Malisheva shkon pa balotazh, Nisma ka një bastion atje” – Çfarë vlerësojnë analistët në Debat Plus

Analistë politikë vlerësojnë se, megjithëse Nisma konsiderohet partia favorite në Malishevë, gara për kryetar pritet të shkojë në balotazh.

Kastriot Jahaj theksoi se Nisma ka një bastion të fortë në komunë.

“Malisheva shkon pa balotazh Nisma e ka një bastion atje edhe për zgjedhje lokale edhe për zgjedhje të përgjithshme vazhdon me dalë e para. Tash e kanë promovuar edhe një projekt të madh në qendër ët qytetit e shohë shumë problem secilën parti me i bë konkurrencë Nismës në Malishevë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ndërsa opinionisti Kujtim Zebica vlerësoi se gara mund të jetë më e ngushtë se në vitin 2021.

“Duke i parë rezultatet e zgjedhjeve lokale të fundit dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të fundit normalisht pres një garë pak më ndryshe nga ajo e vitit 2021 në Malishevë për shkak se PDK dhe VV mund të jenë më serizoe në garë.. Dhe këtë herë e shohë që do të ketë balotazh, Nisma normalisht është favorite por unë patjetër e shohë në balotazh për shkak se PDK mund të rikthejë vota”, ka theksuar Zebica.

Edhe analisti Bekim Kabashi theksoi rolin e kundërkandidatëve të Nismës.

“Malisheva është bastion i Nismës dhe partia konsiderohet favorite, por nuk mendoj se gara do të kryhet pa balotazh. Kandidaturat që rivalizojnë Nismën, si ajo e Valon Hotit dhe ajo e PDK-së, kanë mbështetje nga qytetarët, sidomos kandidatura e PDK-së”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika