Sonte, më 22 shtator, bota e futbollit do të ketë sytë nga Théâtre du Châtelet në Paris, ku do të shpallet fituesi i çmimit më prestigjioz individual në futboll – Ballon d’Or 2025.
Ceremonia, e cila organizohet nga “France Football”, pritet të nisë në mbrëmje dhe do të mbledhë emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.
Në listën e kandidatëve kryesorë për këtë vit përmenden Ousmane Dembélé i Paris Saint-Germain, supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal, dhe Raphinha të cilët konsiderohen favoritë pas një sezoni të jashtëzakonshëm.
Përveç çmimit kryesor për futbollistin më të mirë të vitit, do të ndahen edhe trofetë e tjerë si Ballon d’Or Féminin, Trofeu Kopa për lojtarin më premtues të ri, si dhe Trofeu Yashin për portierin më të mirë.