Verstappen fiton në Baku

Max Verstappen i Red Bullit ka shënuar një fitore bindëse në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke u rikthyer seriozisht në garën për titullin e Formula 1.

Holandezi dominoi pistën e Bakusë të dielën, ndonëse në renditjen e përgjithshme mbetet 69 pikë prapa liderit Oscar Piastri. Piloti australian i McLarenit u përplas që në fillim të garës dhe nuk arriti të përfundonte.

Pas Verstappenit, i dyti doli George Russell me Mercedes, ndërsa podiumin e plotësoi Carlos Sainz i Ferrarit.

Një tjetër garë e mirë u zhvillua edhe për Lando Norris, i cili përfundoi i shtati dhe tashmë i është afruar kreut të renditjes me 25 pikë diferencë.

Në kalendarin e Formula 1 kanë mbetur edhe shtatë gara për t’u zhvilluar, çka paralajmëron një fund-sezoni shumë të nxehtë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika