Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Presidenti i Franës, Emmanuel Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të ndërmarrë “në interes të paqes”. Deklarata e tij është pritur me kritika nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

“Duke respektuar zotimin historik të Francës ndaj Lindjes së Mesme dhe paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, sot njoftoj se Franca njeh shtetin e Palestinës”, u shpreh Macron gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku delegacioni palestinez e mirëpriti këtë hap.

Njoftimi erdhi në fillim të një samiti për palestinezët të organizuar në OKB. Megjithatë, si ky samit ashtu edhe vendimet për njohjen e shtetit palestinez nuk pritet të sjellin ndryshime të menjëhershme në terren, ku Izraeli vijon ofensivën në Rripin e Gazës dhe zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në këtë takim, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, do të flasë përmes video-lidhjes, pasi ai dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë palestinezë nuk morën viza nga SHBA-ja, duke u pamundësuar pjesëmarrjen në konferencë.

Njohja e Francës vjen një ditë pasi Britania, Kanadaja dhe Australia shpallën të njëjtin vendim, duke iu bashkuar një nisme më të gjerë që synon ringjalljen e procesit për zgjidhjen me dy shtete. Pritet që dhjetë shtete gjithsej ta shpallin njohjen në ditët e ardhshme.

Aktualisht, rreth tri të katërtat e 193 vendeve anëtare të OKB-së e njohin Palestinën si shtet, ndërsa shumica e vendeve perëndimore kanë hezituar deri më tani, duke kushtëzuar një vendim të tillë me zhvillimin e negociatave me Izraelin.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika