Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vjedhjen e mbi 3 kg ari në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.H., i cili ndodhet nën masën e paraburgimit që nga 23 qershori 2025, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, më 12 janar 2025, në orën 03:40 të mëngjesit, Sh.H. nga fshati Greme i Ferizajt, në bashkëkryerje me shtetasin bullgar V.G., kanë depërtuar në argjendarinë “G” në Prizren.

Të maskuar dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, ata çaktivizuan sistemin e alarmit dhe arritën të marrin rreth 3 kg ari 14 karatësh, një pesë-lirësh, dy lira, disa hallka dore, 1 kg argjend dhe një peshore, me vlerë rreth 195 mijë euro.

Po të njëjtën natë, të dyshuarit tentuan të grabisin edhe argjendarinë “S.G.” në Prizren, ku pasi depërtuan me forcë, provuan të hapnin kasafortën, por nuk arritën dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, më 23 janar 2025, Sh.H. akuzohet se ka thyer një objekt në rrugën “Mbreti Pirro” në Prizren, prej nga ka marrë një modem interneti dhe një pajisje DVR, duke dëmtuar edhe sistemin e kamerave të sigurisë.

Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e pasurisë së të pandehurit, përfshirë: një apartament 117 m² në Ferizaj, pesë automjete të markave Renault, BMW, Peugeot dhe një traktor “STELS”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika