Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar takim me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Ajo tha se në këtë takim ka ritheksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, si dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’u anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike.

“Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja po qëndron në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që mbahet nga 23 deri më 29 shtator.

Gjatë vizitës, ajo ka zhvilluar takime edhe me komunitetin shqiptar në SHBA, ndërsa ka njoftuar se është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika