Ferati takohet me banorët e Istogut të Poshtëm: Të gatshëm të realizojmë kërkesat tuaja së bashku

Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidat për një mandat të ri nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, ka vizituar mbrëmë familjen Kurtaj në Istog të Poshtëm së bashku me kandidatin lokal, Kushtrimin.

Ferati ka falënderuar banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se vizitat e tilla janë një mundësi për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe për t’i realizuar ato së bashku.

“Mbështetja e banorëve flet shumë për punët e kryera në këtë fshat, ndërsa ne, sërish këtu dhe plot entuziazëm, jemi të gatshëm të dëgjojmë kërkesat tuaja, të cilat do t’i realizojmë së bashku. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika