John Duncan për Kadri Veselin: Ishte person me funksion të lartë në zbulim

Dëshmitari John Duncan duke iu referuar një videoje të një takimi që ishte mbajtur në mes komandantëve të zonave dhe persona të tjerë nga UÇK-ja ku zhvilloheshin negociatat për Marrëveshjen e Demilitarizimit, tha se Kadri Veselin ishte një person me funksion të lart në zbulim.

“Me sa më kujtohet mua, është një person me funksion të lartë dhe në funksionin policor dhe të zbulimit”, tha ai.

Ai tha se nuk e thotë dot se si e di këtë gjë për Kadri Veselin.

Prokurori Matt Halling pyeti dëshmitarin se a ka arsye për të kundërshtuar nëse i thuhet se ky person është Kadri Veseli. Duncan tha se nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë

Më pas, dëshmitarit iu prezantua një fotografi tjetër në të cilën shiheshin katër persona që për tre prej tyre tha se kanë qenë komandantë të zonave, duke përfshirë edhe Rrustem Mustafën-Remin./ Betimi për Drejtësi

Diplomati britanik vazhdon dëshminë në Hagë, Prokuroria e pyet për emra komandantësh të zonave

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika