Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person me iniciale Rr.M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në detyrim”.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se ka ndihmuar katër të arrestuarve më 21 shtator në Vushtrri gjatë kryerjes së veprës penale.
Me vendim të prokurorit, i njëjti ndodhet në mbajtje për 48 orë. Brenda këtij afati, Prokuroria do të paraqesë pranë gjykatës kërkesën për masën e sigurisë ndaj të pandehurit.
Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, katër të arrestuar