Osmani nga SHBA: Presim mesazh të fortë paqeje nga presidenti Trump në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste në programin e Fox News në SHBA, ka folur për rolin e administratës amerikane në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo ka theksuar se Kosova ka përjetuar disa përshkallëzime vitet e fundit, përfshirë aktin terrorist nga Serbia në shtator 2023, por me mbështetjen e NATO-s dhe të SHBA-së janë parandaluar përshkallëzime të mëtejme.

“Pra, kemi pasur një numër shpërthimesh në dy vitet e fundit. Për shembull, në shtator 2023 pati një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Ne arritëm ta pengonim atë me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Majin e kaluar, padyshim, pati një tjetër përpjekje për shpërthim, nëse mund ta quaj kështu. Dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar që kjo të përshkallëzohet”, ka deklaruar ajo.

E pyetur se çfarë pret nga presidenti amerikan në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të martën, Osmani theksoi se pret një mesazh të fortë paqeje.

“Presidenti gjithmonë ka qenë një lider që flet me qartësi, forcë dhe vendosmëri. Sot, kur merr fjalën në Kombet e Bashkuara, presim një mesazh të fortë paqeje përmes forcës që ka dhënë në pjesën tonë të Evropës, sepse ky është i vetmi mesazh që autokratët dhe udhëheqësit e çmendur në të gjithë botën që duan të vrasin dhe, e dini,  të shkaktojnë vuajtje. Dhe presidenti Trump ka qenë shumë i suksesshëm”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika