Duncan: S’e di kujt i raportonte Çeku, ideja e marrëveshjes ishte shpërbërja e krahut politik

Diplomati britanik John Duncan gjatë dëshmisë së tij në Hagë deklaroi që nuk e di se Agim Çeku si komandant i përgjithshëm i UÇK-së kujt i raportonte.

Duncan tha se nuk supozohej që Çeku t’i raportonte dikujt e sidomos për zbatimin e Marrëveshjes së demilitarizimit.

“Nuk e di se çfarë ka bërë ai. Por, nuk mendohet dhe supozohet që ai t’i ketë raportuar ndokujt lidhur me atë se çfarë po bënte. Kjo ishte e qartë në kushtet e marrëveshjes”, tha Duncan.

Dëshmitari tha se gjatë negociatave për marrëveshjen kanë parë insistimin e palës së krahut të luftës që të merrte kontrollin në dorë.

“Kemi parë këtë shembullin insistuas të palës së krahut politik që u mundua të rivendoste kontrollin ose që të rimerrte në dorë kontrollin. Kjo nuk ishte diçka e papritur. Kjo ishte diçka që pritej”, tha ai.

Lidhur me këtë, dëshmitari Duncan mori shembull se Hashim Thaçi në takimin më 19 qershor 1999 dukej se nuk e kuptonte ose vlerësonte se çfarë do të ndodhte me ata pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Si rrjedhojë, sipas dëshmitarit, marrëveshja parashihte që krahu politik do të shpërbëhej dhe nuk do të kishte kontrollin.

“Për shembull; zoti Thaçi në diskutimet gjatë takimit të 19 qershorit nuk dukej që e kuptonte ose vlerësonte plotësisht se çfarë mund të ndodhte në qoftë se ata do të nënshkruanin marrëveshjen. Krahu politik nuk do të kishte më kontroll. Ideja ishte që krahu politik do të shpërbëhej dhe për këtë arsye domethënë ishte e qarë së cili ishte qëllimi kryesor i marrëveshjes”, tha ai.

Dëshmitari tha se nëse Çeku i raportonte dikujt, është më mirë të pyetet vetë ai./ Betimi për Drejtësi

Prokurori ia lexoi një deklaratë të Agim Çekut, dëshmitari Duncan i thotë se nuk po thuhet ashtu

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika