Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vazhduar takimet me qytetarë në fshatrat e kësaj komune, duke zhvilluar një takim në Kashicë.
Ferati tha se këto takime po tregojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e tyre, pasi përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët po dëgjohen mendime, ide dhe nevoja që ndihmojnë në hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e komunës.
“Në Kashicë të Shosht, së bashku me Hajrushin, kandidatin tonë!
Rëndësia e këtyre takimeve bëhet gjithnjë e më e qartë sa herë që i zhvillojmë, sepse po dëgjojmë shumë nga ju dhe kështu mund të punojmë në plane konkrete për të gjithë qytetarët pa dallim.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.