Defekti në radar paralizon pjesërisht fluturimet në Aeroportin e Shkupit

Aeroporti i Shkupit aktualisht funksionon pa mbulim radarik në fazën më të ndjeshme të fluturimit – gjatë uljes dhe ngritjes së avionëve.

Kontrollorët menaxhojnë procedurat vetëm përmes kontrollit procedural, pasi edhe radari i fundit që ishte në funksion ka dalë jashtë përdorimit.

Sipas Aleksandar Tasevskit nga Sindikata e Kontrollit të Fluturimeve, kjo situatë bën që avionët deri në lartësinë 3 mijë metra të mos monitorohen në kohë reale, duke shkaktuar vonesa dhe kufizim të qarkullimit ajror.

“Në një periudhë të caktuar fluturimi është krejtësisht në duar të pilotit. Ne bazohemi vetëm në informacionet që na japin”, tha ai raporton Koha.mk përcjell Dukagjini.

Ndërkohë, kompania M-NAV siguron se nuk ka rrezik për sigurinë ajrore dhe se defekti do të riparohet së shpejti. Janë angazhuar ekspertë vendas dhe prodhuesi i pajisjes për diagnostikim online, ndërsa pritet sjellja e pjesës rezervë nga jashtë. Deri atëherë, qarkullimi i avionëve do të mbetet i reduktuar ndjeshëm.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika