Trump u garanton udhëheqësve arabë: Nuk do të lejohet aneksimi i Bregut Perëndimor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar para udhëheqësve arabë dhe të Gjirit se nuk do të lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar, raportoi Al Arabiya English.

Garancia u dha gjatë takimit të kësaj jave në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Zyrtarët rajonalë kanë paralajmëruar se çdo aneksim mund të ndezë më tej konfliktin dhe të rrezikojë marrëveshjet e normalizimit. Qeveria e Izraelit, e udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, ka sinjalizuar synimin për të zgjeruar kontrollin mbi territoret e pushtuara dhe për të parandaluar krijimin e një shteti palestinez.

Shtetet arabe dhe të Gjirit kanë ushtruar presion ndaj Uashingtonit, si mbështetësin kryesor të Izraelit, duke paralajmëruar se një hap i tillë do të ngrinte Marrëveshjet e Abrahamit. Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë cilësuar aneksimin si “vijë të kuqe” që do të minonte frymën e normalizimit.

Trump, i cili shpesh i thekson marrëveshjet e arritura gjatë mandatit të parë, e quajti takimin në Nju Jork “të suksesshëm”, duke u zhvilluar me “të gjithë lojtarët e mëdhenj përveç Izraelit”.

Në takim morën pjesë udhëheqësit e Egjiptit, Indonezisë, Jordanisë, Pakistanit, Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ishte “i kënaqur” me rezultatin, ndërsa Izraeli vijon bombardimet në Gaza, me dhjetëra viktima palestineze çdo ditë dhe zhvendosje masive të civilëve.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika