Tronditje në Pensilvani: Nënë arrestohet pas zbulimit të mbetjeve të katër foshnjave në shtëpi

Një grua nga Pensilvania, Jessica Marie Maut, 39 vjeçe, është arrestuar dhe akuzuar për vdekjen e katër foshnjave, pasi mbetjet e tyre u gjetën në një dollap nga pronarja e shtëpisë, raportoi NBC News.

Ajo përballet me akuza për vrasje të paqëllimshme, abuzim me një kufomë dhe fshehje të vdekjes së një fëmije.

Mbetjet ishin vendosur në qese plehrash dhe çanta në pjesë të ndryshme të shtëpisë. Pronarja, e cila kishte hyrë për të pastruar pas dëbimit të Maut në gusht, u përball fillimisht me një erë të rëndë që vinte nga një qese ku ndodhej trupi i një foshnje. Hetimet zbuluan edhe tre trupa të tjerë në papafingo.

Sipas policisë, Maut pranoi se kishte lindur të gjitha foshnjat në shtëpi dhe, pasi ato ndalonin së marri frymë, i kishte fshehur trupat pa kërkuar ndihmë mjekësore apo raportuar rastet.

Ajo ndodhet në paraburgim, i është refuzuar lirimi me kusht dhe pritet të dalë në gjykatë javën e ardhshme.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika