Një operacion i Marinës Franceze ka çuar në sekuestrimin e 9.6 tonëve kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore, me një vlerë që tejkalon 500 milionë euro.
Lajmi u bë i ditur të enjten(sot) në mëngjes nga autoritetet franceze, të cilat konfirmuan se droga ishte transportuar me një anije peshkimi.
Operacioni, i zhvilluar nga dy anije të Marinës Franceze, ishte pjesë e misionit “Corymbe”, i nisur në vitin 1990 për të forcuar sigurinë në Gjirin e Guinesë. “Ky është suksesi më i madh i Marinës Franceze për vitin 2025. Deri në fund të gushtit, ishin sekuestruar rreth gjashtë ton kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore,” deklaroi një pjesëtar i ekuipazhit.
Admirali Nicolas Bozour, kreu i Marinës Franceze, nënvizoi se viti 2025 ka shënuar një rekord historik, me mbi 45 ton drogë të zbuluara dhe sekuestruara nga forcat detare franceze.