Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, gjatë vizitës së tij në Krakov të Polonisë, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor (CPT), Alan Mitchell.
Në këtë takim, Dibrani prezantoi arritjet e deritashme të SHKK-së, duke theksuar përkushtimin e institucionit në respektimin e standardeve evropiane për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
“Në këtë takim, z. Dibrani ka prezantuar arritjet e deritashme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke theksuar angazhimin e institucionit për respektimin e standardeve evropiane në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Ai gjithashtu e ka ftuar z. Mitchell për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim që të njihet nga afër me punën dhe progresin e bërë në sistemin korrektues të vendit tonë”, thuhet në njoftim.