Për 2 javë fushatë PZAP gjobiti rreth 20 mijë euro partitë për shkelje

6 vendime dënuese ka nxjerr PZAP-ja për partitë politike që kanë bërë shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Shuma e gjobave për këtë periudhë ka shkuar në mbi 20 mijë euro, shifër dukshëm më e ulët se në periudhën e njëjtë të zgjedhjeve parlamentare.

20 mijë e 500 euro është shuma e gjobave që u janë shqiptuar partive politike për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për gati 2 javë të fushatës për zgjedhjet lokale, ka gjobitur nga njëherë 4 parti politike, e dy herë një iniciativë qytetare në Skenderaj.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, kjo shumë e gjobave është e ulët duke krahasuar me periudhën e njëjtë të fushatës për zgjedhjet paralamentare të mbajtura në shkurt.

“Besoj që ka edhe një lloj vetëdijesimit të kandidatëve për kryetar komunash apo edhe kandidatëve për këshilltar komunash të mos ekspozohen që të përdorin gjuhë të urrejtjes apo nxitëse, këtu ka rezultuar edhe fakti që PZAP në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nuk ka qenë fare tolerante sa i përket shqiptimit të gjobave sepse e dini mbi 600 mijë euro gjoba janë shqiptuar në zgjedhjen e fundit dhe normalisht që partitë i paguajn nga xhepi i tyre…”, ka thënë Vullet Bugaqku nga KDI.

Bugaqku thotë se kandidatët në këto zgjedhje kanë zhvendosur të gjithë fokusin në rrjete sociale.

“Në përgjithësi fushata është e qete nuk ka ndonjë incident apo përplasje apo gjuhë të ashpër apo të urrejtjes, mes kandidatëve për kryetar komunash apo këshilltar të kuvendeve komunale, po vërehet se ka një aktivizëm të kandidatëve për këshilltar komunal dhe kryetar komunash një lloj të fushatës online e bënë pak më risi angazhimin  tyre në këto forume…”, ka shtuar Bugaqku.

Fushata për zgjedhjet e 12 tetorit ka nisur zyrtarisht më 13 shtator.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika