Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është takuar bashkë me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Osmani në këtë takim bëri të ditur se Kosova është vendi më pro-evropian dhe se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për intregrim në BE, transmeton Dukagjini.
“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurtë në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”, ka shkruar Osmani në Facebook.