Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim elektoral në fshatin Baicë.
Gjatë tubimit, Ahmeti prezantoi disa nga projektet kryesore që synon të realizojë, mes tyre ndërtimin e një shkolle të re në këtë zonë dhe investime të tjera në infrastrukturë.
“Me pjesëmarrjen masive të qytetarëve sonte në Baicë, u dëshmua fuqia dhe besimi i tyre i palëkundur në rrugën tonë drejt fitores.
Ky entuziazëm na jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Gjatë tubimit prezantuam punën dhe projektet që do të realizohen, si ndërtimi i shkollës së re dhe projektet infrastrukturore.
Programi ynë nuk është vetëm një plan, por rruga e sigurt drejt zhvillimit dhe progresit të qëndrueshëm.
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!
Faleminderit Baicë, për besimin dhe përkrahjen”, ka shkruar Ahmeti.