Buja: Qytetarët e Lipjanit duan ujë 24/7, shkolla moderne dhe çerdhe

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur takime me qytetarët në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, ku u shpreh se mesazhi i tyre është i qartë: ata duan kushte më të mira jetese dhe shërbime funksionale.

Në adresimin e tij, Buja tha se prioritetet e qytetarëve lidhen me sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë në ditë, shkolla moderne ku fëmijët të arsimohen në kushte dinjitoze, si dhe ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve për përfshirjen e hershme në edukim.

“Në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, zëri i qytetarëve është i qartë: duan më mirë, ujë 24/7, shkolla moderne ku fëmijët marrin dijen në kushte dinjitoze, si dhe çerdhe e kopshte që garantojnë përfshirjen e hershme në edukim.

Rrugë të sigurta, transport publik që lidh çdo lagje me qytetin, parqe, shetitore dhe kënde lojërash ku familjet të kalojnë kohë së bashku.
Mbështetja juaj masive sonte është më shumë se entuziazëm është përgjegjësi.
Mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne, por për të gjithë: fitorja është e jona”, ka shkruar Buja.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika