Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me banorët në fshatin Gurrakoc.
Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se përkushtimi i tij është gjithmonë pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre.
“Në Gurrakoc u mirëpritëm nga Familja Palokaj.
Me përkushtim e punë të palodhshme po e vazhdojmë rrugëtimin tonë, gjithmonë pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.