Kongresisti republikan nga Teksasi, Keith Self, është shprehur mirënjohës për kohën që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndau me të gjatë vizitës së saj në Nju-Jork.
Ai e veçoi faktin se ky takim pasoi takimin e Osmanit me Presidentin amerikan Donald Trump.
“I jam mirënjohës presidentes Osmani të Kosovës që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara’, ka shkruar Self në Facebook.