Sot dorëzohet padi ndaj Dimal Bashës për artikullin kundër UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha do të paditet dhe do të dorëzohet kallëzim penal ndaj tij në Prokurorinë Speciale, ka njoftuar avokati Gent Gjini, derisa ka bërë të ditur se padia lidhet me “pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës” dhe për “bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve” në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.

Gjini njoftoi se padia do të dorëzohet nga ai dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten në orën 13:20.

Avokati Gent Gjini në njoftimin e tij tha se do të kërkojnë nga Prokuroria Speciale që Bashës t’i ndalohet ushtrimi i detyrës së kryeparlamentarit, përderisa siç potencoi ai çështja do të trajtohet dhe të hetohet.

Ndërkaq, të mërkurën, kryeparlamentari Dimal Basha ka njoftuar se tashmë emri i tij është larguar nga bashkë-autorësia bashkë me kapitullin 3 për të cilin ai pranoi se kishte shkruar për islamin fundamentalist në Kosovë./KP

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika