Urdhëresa ndaj Sveçlës që të paraqitet në Gjykatë, Hoxha: Besoj se do të përgjigjet vetë për këtë çështje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i pyetur nëse Policia do të respektojë urdhëresën e Gjykatës për ta sjellë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe të tjerët në seancë gjyqësore, ka thënë se pret që vetë ministri të përgjigjet për këtë çështje.

“Po besoj që ministri do të përgjigjet për këtë punë vetë”, deklaroi Hoxha.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 shtator 2025 ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, të cilët bashkë me ish deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku, akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.

Kjo urdhëresë është lëshuar pasi Sveçla, Zyba dhe Pacolli-Dalipi munguan në seancën e 16 shtatorit 2025. Për tre të akuzuarit, gjyqtari Sabit Sadikaj në atë seancë ka thënë se ishin ftuar sipas procesverbalit të seancës paraprake dhe nuk kishte pasur kërkesë për shtyrje.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka konfirmuar se urdhëresa e lëshuar nga gjyqtari Sadikaj duhet të ekzekutohet nga Policia e Kosovës dhe të akuzuarit të sillen në seancë më 31 tetor 2025.

“Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të datës 16.09.2025, të pandehurit F.P.D., S.Z., dhe XH.S. edhe pse ishin ftuar me procesverbalin e seancës së shqyrtimit paraprak, të njëjtit kanë munguar në seancë, ndërsa mungesën nuk e kanë arsyetuar. Gjyqtari i kësaj çështje penale Sabit Sadikaj, bazuar në një gjendje të tillë të fakteve, jashtë seancës me datë 18.09.2025 ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D., S.Z., dhe XH.S., dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e duhura, në mënyrë që të mund të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale nga gjykata dhe të vendoset lidhur me këtë çështje penalo-juridike. Urdhëresën do ta ekzekutojë Policia e Kosovës, ashtu që tre të pandehurit duhet të sillen në gjykatë me datë 31.10.2025 në ora 10:00”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës./EO.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika