Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar me vendosmëri akuzat për gjenocid në Rripin e Gazës, duke i quajtur ato “të rreme” dhe “të pabazuara”.
Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai ka thënë se Izraeli nuk ka shënjestruar civilët, por po vepron në vetëmbrojtje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe mbi 250 të tjerë u morën peng.
“Merrni akuzën e rreme për gjenocid. Izraeli akuzohet se ka shënjestruar qëllimisht civilët. Zonja dhe zotërinj, e kundërta është e vërtetë…
Kjo akuzë është kaq e pabazë. Krahasimi me gjenocidin, masakrën masive të popullsive. Çfarë, a u kërkuan nazistët hebrenjve të largoheshin?”, ka thënë Netanyahu.