Mefail Bajqinovci, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, në emisionin Five ka folur lidhur me stërzgjatjen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka theksuar se Vetëvendosje respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Kemi shfaqur haptazi që ne nuk duhet të votojmë Listën Serbe, për shkak se dihet çfarë i kanë bërë shtetit të Kosovës dhe luftën që kanë zhvilluar kundër Republikës, duke filluar ushtarakisht e deri te ajo përmes deklaratave dhe kontributit që e kanë dhënë për të penguar institucionet e Kosovës në veriun e vendit, por edhe brenda territorit të Republikës së Kosovës në komunat ku i menaxhojnë”, ka thënë ai.
Bajqinovci më tej ka deklaruar se shpresojnë që gjykata do të marrë një vendim, sipas të cilit secilit qytetar që e pranon shtetin e Kosovës t’i lejohet pjesëmarrja.
“E jo një formacion politik që është dëshmuar tashmë se çfarë është në gjendje t’i bëjë vendit tonë”, ka përfunduar ai.