Raporti Greqi-Turqi, kryeministri Mitsotakis në OKB: Dialog me fqinjët, por jo naivitet ndaj kërcënimeve

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij para Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u ndal mbi sfidat kryesore globale dhe rajonale, duke përfshirë marrëdhëniet me Turqinë, luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit turk Erdogan mbi të drejtat sovrane të Turqisë në Mesdhe dhe bashkëpunimin “Kazan-Kazakistan”, Mitsotakis u shpreh:

“Ne kërkojmë dialog dhe paqe me fqinjët tanë, por nuk jemi naivë ndaj kërcënimeve.”

Lidhur me përplasjet në Gaza, ai theksoi se Greqia mbetet e angazhuar për një proces paqeje të qëndrueshme që do të ofrojë shpresë për rajonin e prekur nga konfliktet.

Kreu i qeverisë greke foli gjithashtu për qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit rus, duke e cilësuar si një betejë që shkon përtej sovranitetit territorial:

“Rezistenca e Ukrainës nuk është vetëm një luftë mbijetese. Ajo është një luftë për dinjitet, për të drejtën ndërkombëtare, për rregullat, paqen dhe sigurinë. Nuk ka formulë paqeje pa Ukrainën në tryezë.”

Mitsotakis theksoi rëndësinë e përfshirjes së Evropës në çdo zgjidhje të ardhshme dhe përmendi në këtë kuadër përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump.

Në përfundim, ai e paraqiti Greqinë si një shtyllë stabiliteti në një kontekst gjeopolitik të brishtë, duke nënvizuar se sfidat nga Ukraina në Lindjen e Mesme kërkojnë bashkëpunim dhe përgjigje të përbashkëta nga komuniteti ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika