Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Osmani ka bërë të ditur se me Trump ka pasur një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.
“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”.
Tutje Osmani thotë se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm.
“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.