Moldavia u ndalon dy partive pro-ruse pjesëmarrjen në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën

Komisioni zgjedhor i Moldavisë ka ndaluar dy parti pro-ruse të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave.

Të premten, komisioni përjashtoi partitë Zemra e Moldavisë dhe Moldavia Mare, duke përmendur akuza për financim të paligjshëm, ryshfet votuesish dhe fonde të huaja të padeklaruara. Të dyja partitë kishin bërë fushatë për lidhje më të ngushta me Moskën, duke sfiduar qeverinë pro-perëndimore përpara zgjedhjeve të së dielës, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.

Vendimi kundër Zemrës së Moldavisë pasoi një vendim të Gjykatës së Apelit të Kishinaut që kufizoi aktivitetet e partisë për 12 muaj.

Ministria e Drejtësisë së Moldavisë kërkoi ndalimin pasi kontrollet në fillim të këtij muaji çuan në akuza për pastrim parash, financim të paligjshëm dhe përpjekje për të korruptuar votuesit.

Partia i hodhi poshtë akuzat, duke e përshkruar këtë veprim si një spastrim politik.

Vota e së dielës shihet si vendimtare për Moldavinë, një ish-republikë sovjetike që u bë shtet kandidat për në Bashkimin Evropian në vitin 2022. Rezultati do të vendosë nëse vendi vazhdon në një rrugë pro-evropiane apo kthehet drejt sferës së ndikimit të Moskës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika