Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, ka deklaruar se e mbështet një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës në formimin e qeverisë së re.
Rexhepi, në “Debat Plus” në Dukagjini, u shpreh se kësisoj do të krijohej një qeveri stabile.
“Mendoj se kryeministri Kurti ka qenë i sinqertë në këtë drejtim. Unë e di një që kryeministri ka qenë i sinqertë kur ka dashur të bëjë koalicion me LDK-në, për këtë jam e sigurt. Por unë mendoj se do të mund të linte hapësirë edhe për PDK-në. Ka hapësirë për bashkëpunim, për kompromis të mirë dhe koalicion të përbashkët. Kur ndahet qeveria, ndahen ministritë dhe krijohet qeveria stabile”, u shpreh Rexhepi.