Rëntgeni në poliklinikën specialistike në Podujevë dyshohet të mos jetë funksional

Pak ditë pas përurimit të Poliklinikës Specialistike në Podujevë, u pretendua se nuk është funksional shërbimi radiologjik i saj. Kjo u mohua nga kryetari aktual Shpejtim Bulliqi, derisa Dukagjini nuk ka mundur të bie në kontakt me të. Televizioni ka shkuar në objektin e Poliklinikës dhe anëtarë të personelit mjekësor kanë thënë jo zyrtarisht se rëntgeni është jashtë funksionit

“Nëse shkojmë sot në ambullantën specialistike që ka përuru ky njeri dje me kryeministrin, dhe e bëjmë një rentgen, unë tërhiqem prej gare. Po shkojmë bashkë. Nuk është funksionalizu”, ka thënë Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës.

Kështu deklaroi në Kallxo.com kandidati nga radhët e LDK-së për Kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni në debatin mes kandidatëve për këtë pozitë.

Tre ditë pasi në këtë poliklinikë u përuruan 16 shërbime të reja, ekipi i Dukagjinit e vizitoi të shtunën objektin, për të parë nga afër nëse shërbimi radiologjik – rëntgeni është duke funksionuar dhe për të marrë detaje se shërbime të tilla janë kryer.

”Ekipit të Televizionit Dukagjini nuk i është lejuar të hyjë në ambientet e poliklinikës specialistike këtu në Podujevë, me arsyetimin se stafi përgjegjës për rëntgenin mungon. Televizionit i është kërkuar që të vijë në vizitë të hënën”.

Se në këtë poliklinikë nuk është funksional ky shërbim radiologjik, për Dukagjinin e kanë konfirmuar burime brenda personelit mjekësor.

Ndërsa, se rëntgeni nuk është duke punuar e ka konfirmuar edhe njëri nga punonjësit tjerë të poliklinikës.

Nëse pyesin arsyen, ka të bëjë me rëntgenin. S’punon rëntgeni! S’punon rëntgeni? Jo!

Gjatë debatit mes kandidatëve, kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati për një tjetër mandat, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se shërbimi është funksional.

Por, anëtarë të LDK-së në këtë komunë, thonë se një pretendim i tillë nga Bulliqi është bërë vetëm për arsye elektorale.

“Është vetëm një kamuflazh për zgjedhje ashtu siç ka qenë kamuflazh spitali i Podujevës dhe një varg projektesh të tjera të cilat i ka premtu Bulliqi. Kjo është një tendencë për manipulim të opinionit publik dhe qytetarëve llapjan po besoj se tashmë e njohin kryetarin Bulliqi”, ka thënë Besim Latifi – Kandidat i LDK-së për Asamble.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga vet Kryetari aktual Shpejtim Bulliqi lidhur me çështjen, por i njëjti ka qenë i pa qasshëm në telefon.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika