IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit i sigurt për pije, niveli i manganit brenda normave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar sot se cilësia e ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03, që mbulohet nga Ujësjellësi i Badocit, është përmirësuar dukshëm në aspektin e nivelit të manganit.

Sipas analizave laboratorike të kryera gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe në Laboratorin analitik – ICPMS, vlerat më të larta të manganit kanë lëvizur nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l. Këto rezultate janë plotësisht brenda standardeve të përcaktuara nga Udhëzimi Administrativ (UA) nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu.

Në bazë të këtyre matjeve, IKShPK ka bërë të ditur se uji në këtë zonë është i sigurt për konsum.

Instituti theksoi se, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe të pandërprerë të cilësisë së ujit, duke garantuar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika