Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 15 tetor do të nisë një marshim me motorra nga Prishtina deri në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur njëri nga organizatorët, Ismail Tasholli, përmes një video-adresimi, ku theksoi se ky udhëtim do të kalojë nëpër disa vende të Evropës.
Sipas tij, motoristët pritet të mbërrijnë në Hagë më 19 tetor, pas një udhëtimi disa-ditor që ka për qëllim të përcjellë një mesazh solidariteti.