Ilir Ferati, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Sinajë, ku u mirëprit nga kandidatja e LDK-së, Liridona, dhe një pjesë e familjeve të këtij lokaliteti.
Në një postim në Facebook, Ferati ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të banorëve, duke theksuar se ajo është shtytje e fuqishme për vazhdimin e rrugëtimit politik.
“Përkrahja e vazhdueshme e familjeve është shtytje, duke forcuar bindjen se besimi dhe mbështetja e banorëve janë ajo që na shtyn përpara, për ta vazhduar rrugëtimin ashtu siç e kemi nisur, së bashku”, ka shkruar ai.
Ferati gjithashtu u shpreh mirënjohës për mikpritjen: “Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme.”