Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në fshatin Muzhevinë.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se është pritur në odën e Adem Kurtajt, ku ishte i pranishëm edhe kandidati i LDK-së, Vetoni. Ferati ka theksuar se në këtë fshat është ruajtur orientimi i kahmotshëm politik, ai i LDK-së.
“Në Muzhevinë pashë se ruhet orientimi i kahmotshëm politik, ai i LDK-së, sepse për ta është një besim i bazuar mbi punë dhe mbështetje të vazhdueshme,” ka shkruar ai.
Ferati gjithashtu u shpreh mirënjohës: “Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme.”