Debati për vizitat në SHBA kthehet në akuza: Zebica apelon, Gashi e sulmon

Debati për vizitat e liderëve kosovarë në SHBA ka nxitur polemika mes opinionistit Kujtim Zebica dhe analistit Astrit Gashi. Zebica i bëri apel mediave të mos bien pre e propagandës serbe, ndërsa Gashi e akuzoi për hipokrizi dhe e sulmoi me tone të ashpra

Opinionisti Kujtim Zebica ka thënë se gjithmonë vizitat në SHBA nga krerët e shtetit janë të mirëseardhura dhe të rëndësishme.

“Vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë janë të rëndësishme”, ka thënë ai në Debat Plus.

Më tej Zebica ka apeluar për mediat.

“Dua me bë një apel edhe një thirrje kështu si qytetar për mediat, për disa media edhe prej shumë eksponentëve opozitar, mos të lirohen ose mos të rrëshqasin shumë shpejt në propagandën serbe të përqeshjes së vizitave e takimeve të liderëve tanë institucional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë deklarim të Zebicës ka reaguar Astrit Gashi duke i thënë se është Vetëvendosja ajo që në të kaluarën përqeshte me vizitat e liderëve shtetërorë në SHBA duke thënë se “po shkojnë në turizëm 12-13 veta, në turizëm”.

“Aman mos bë apele të tilla se s’ki kurrfarë targu as kombëtar… s’ki licencë për me kallxu, s’ki as ti as unë licencë Zebicë për me tregu se çka është gjuha e Serbisë”, ka thënë ai.

“S’ki licencë për me shpërnda tiketa e etiketa edhe tek e fundit s’je Albin Kurti… mendime ka gjithkush por mendimet e budallakafta duhet mi lanë në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika