Kurti në New York: Bota mund të mësojë nga Kosova si të përballojë krizat pa cenuar stabilitetin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ngjarjen e organizuar nga The New School në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (#UNGA80), me temën: “Supporting Ordinary Citizens in an Economic Crisis: What the World Can Learn from Kosova” (“Mbështetja e qytetarëve të zakonshëm në një krizë ekonomike: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”).

Kurti theksoi se Kosova është renditur nga Banka Botërore si vendi me pakon më të madhe ndihmëse në rajon, si përqindje e BPV-së, për të përballuar krizën globale të kostos së jetesës dhe energjisë. Ai shpjegoi se qeveria ka stimuluar punësimin, ka rritur kapacitetet prodhuese dhe ka garantuar standard më të mirë jetese për familjet e varfra, fëmijët, të moshuarit dhe studentët.

Në bisedën me hulumtuesen e lartë të The New School, Leah Zamore, u diskutua mbi politikat e Kosovës që e kanë bërë vendin shembull për shtetet e tjera, duke treguar se është e mundur të përballen krizat pa rritur pabarazitë dhe pa cenuar stabilitetin ekonomik.

Kurti tha se, ndryshe nga qeverisjet e kaluara, kabineti i tij ka investuar në shkolla, kopshte, ura dhe rrugë për komunitetet lokale, duke ndarë buxhetin në mënyrë më të barabartë dhe duke krijuar më shumë vende pune. Ai nënvizoi se ulja e pabarazisë sociale ka gjeneruar një “rreth virtyti”, ku shpërndarja më e drejtë e burimeve sjell rritje më të madhe ekonomike që ndahet gjerësisht mes qytetarëve.

“Është nder për Kosovën të shihet si model për vende të tjera. Por lufta për një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë nuk ka përfunduar. Ajo që kemi arritur në këto katër vite është vetëm fillimi. Në mandatin tonë të ardhshëm do të thellojmë mbështetjen për qytetarët dhe do të sigurojmë që çdo familje të marrë pjesë në përparimin ekonomik të Kosovës”, u shpreh Kurti./Telegrafi

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika