Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat të dytë në komunën e Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar ndërtimi i rrugës Junik-Gjeravicë – një premtim i bërë realitet gjatë mandatit të parë.
Shehu thotë se ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve të cilin e kanë pritur që nga paslufta, transmeton Dukagjini.
“Gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë. Ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta. Sot kjo rrugë është realitet, një premtim tjetër i mbajtur para junikasve”, ka shkruar Shehu.