“Kur e filluam mandatin në gjithë territorin e Podujevës nuk kishte asnjë terren sportive funksional. Të rinjët, fëmijët e sportistës nuk kishin asnjë hapsirë të dedikuar për sport”.
Kështu e prezantonte Shpejtim Bulliqi realizimin e 18 terreneve të reja sportive që arrinin shumën gati 500 mijë euro investim
Nga vizitat në terren, pamjet e tyre sot dallojnë me ato të publikuar nga Bulliqi në platformën e tij në Facebook.
E këtillë është fusha sportive në Peran në njërin nga qoshet e së cilës, gjendet një vrimë e lënë nga punimet.
Rrjetat janë të shqyera, portat e golave të dëmtuara e të vendosura pa vend e njëheri, për të dëshiruar lënë edhe ulëset për lojtarët.
Vetëm pë fushën në fshatin Peran, komuna kishte nënshkruar dy kontrata brenda dy viteve për barin sintetik, nga dëmtimi i tij.
Kontrata e parë e emëruar “Ndërtimi i terenit sportiv në fshatin Peran”, ishte nënshkruar me 7 dhjetor të vitit 2021, në vlerë mbi 72 mijë euro. (vendoset foto me emer kontrata 1)
Ende pa u bërë dy vite nga kjo kontratë, u nënshkrua kontrata tjetër me dy gusht të vitit 2023 me titull “Ndërtimi i infrastrukturës sportive”.
Në të bënte pjesë edhe fusha e sportit në fshatin Peran për të cilën ishin ndarë afro 100 mijë euro.
Vlera në total e kontratës ishte 425 mijë e 128.63 euro euro.
Në kontratë nuk përmendet asnjë fond i dedikuar për mirëmbajtjen e fushave sportive.
Në gjysëm duket se është lënë edhe fusha sportive në fshatin Siboc.
Ani pse fusha brenda mbetet në gjendje të rregulluar, e njëjta nuk mund të thuhet për terrenin rreth saj.
Në arsyetimet e dhëna në media aso kohe. drejtori i Sportit në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj kishte deklaruar se në kontratën e parë barin sintetik e kanë marrë gratis.
Por pavarësisht arsyetimeve të dhëna, për opozitën në komunë, ky mbetet një tjetër dështim i qeverisjes Bulliqi.
“Asnjë fushë në të cilën kanë punuar nuk është sipas specifikave. Të gjitha janë punuar shkel e shko. Këto janë lehtë të qasshme dhe të dokumentuara vrehen shumë qartë për këtë arsye pushteti të gjitha fotot i bën me dron dhe në largësi Psh në fushën në Peran është vendosur bari sintetik i konsumuar, rrethoja e fushës nuk është sipas standardeve dhe sipas specifikave, me një fjalë asnjë fushë nuk i plotëson kriteret për shfrytëzimin e tyre”, ka deklaruar Grafikë: Valon Demolli – Asamblist i LDK-së.
Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje që nga java e kaluar nga Drejtoresha aktuale për Kulturë, Rini dhe Sport nëse ka ndonjë kontratë mirëmbajtjeje dhe janë në dijeni për gjendjen në terren por Vlora Humolli-Jashanica nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Dukagjinit.