Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Ilir Ferati, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme në Cerrcë.
Ai ka vizituar truallin e Isa Rexhajt, ku ka njoftuar se ka kaluar çaste të këndshme me familjen dhe me kandidaten e partisë, Liridonën.
“Përkrahja vazhdon në Cerrcë, aty ku ka nisur. Me përgjegjësi të lartë, mbajmë krenari për këtë trashëgimi politike”, ka shkruar Ferati në Facebook.