Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj mërgatës shqiptare në Philadelphia, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në Facebook, Osmani ka vlerësuar përkushtimin e bashkatdhetarëve që kanë siguruar një objekt dhe e kanë shndërruar në shkollë shqipe.
Ajo theksoi rëndësinë e këtij angazhimi në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve jashtë vendit.
“Një pritje madhështore nga mërgata jonë në Philadelphia, në shtëpinë e shqiptarit, objekt të cilin bashkatdhetarët tanë, me punë e mund, e siguruan dhe e shndërruan në shkollë shqipe. Thellësisht mirënjohëse për këtë përkushtim, që ruan e forcon gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar presidentja Osmani.