Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi do të ketë mot të ndryshueshëm.
Të hënën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë.
E marta do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët.
Nga e enjtja parashihen reshje shiu, ndërsa të premten moti do të mbetet kryesisht i vranët, me riga lokale shiu në disa zona të Kosovës.