Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident trafiku në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur më 31 gusht 2025, kur viktima, duke qenë në rrugë, është goditur nga një veturë në lëvizje.
Fillimisht ai ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por më 29 shtator 2025 ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.